U sulmua nga një qen, humb jetën 22-vjeçarja në Britani, plagoset një tjetër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani një qen ka sulmuar 2 vajza. Si pasojë e plagëve të marra një 22-vjeçare ka ndërruar jetë, ndërsa tjetra është plagosur.

Sipas BBC, ngjarja ka ndodhur në Surrey, Caterham në Britaninë e Madhe. Një zëdhënës i policisë tha se gjendja e vajzës tjetër të shtruar në spital nuk paraqitet e rëndë.

“I shprehim ngushëllimet tona familjes së 22-vjeçares që fatkeqësisht vdiq këtë pasdite. Ky incident do të jetë shqetësues për komunitetin lokal dhe unë do të doja t’i siguroja ata se ne besojmë se të gjithë qentë janë izoluar. Hetimi ynë për të përcaktuar rrethanat e incidentit po vazhdon dhe ne do t’i kërkojmë komunitetit të mos spekulojë”, tha kryeinspektori Alan Sproston.

Share This Article