Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka zbardhur takimin me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë darkës informale në Athinë, ku ishin të ftuar liderët e Ballkanit Europian.
Leyen shprehet se takimi ka qenë produktiv dhe se së bashku me Zelenskyn diskutuan përparimin e Ukrainës në rrugën drejt BE, përmes një në X, dikur Twitter.
Nga ana tjetër, Zelensky ka deklaruar se shpreson për një vendim nga vendet anëtare të bllokut për të hapur bisedimet e pranimit të lidhura me ofertën e Ukrainës për anëtarësim në BE deri në fund të vitit 2023.
Von der Leyen përshkroi gjithashtu angazhimin e BE-së për të sjellë drithin e Ukrainës në tregjet botërore, ndërsa vendi vazhdon të përballet me pasojat e tërheqjes së Rusisë nga një marrëveshje e drithit e ndërmjetësuar nga OKB-ja në korrik, citon CNN.
Ajo gjithashtu nënvizoi një angazhim për të ofruar ndihmë ekonomike për Ukrainën ndërsa ajo lufton pushtimin rus.