U tall me shpërndarësin e ushqimit, youtuberi qëllohet me plumb në gjoks, kamera filmon skenën e frikshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Youtuberi Tanner Cook, është qëlluar në një qendër tregtare në Virginia, SHBA, kur tentoi të tallet me një shpërndarës ushqimi. Kamera ka regjistruar momentin rrëqethës kur v Alan Colie, nxjerr revolen dhe e qëllon në gjoks youtuberin 21-vjeçar. 

Shihet sesi Cook me kamerën e ndezur i afrohet Colie para një restoranti të ushqimit të shpejtë dhe tërë kohën i afron telefonin në fytyrë. Colie tërhiqet dhe i thotë tre herë që të ndalet para se të tentojë t’ia largojë telefonin nga fytyra, megjithatë youtuberi vazhdon me keqtrajtim.

Në fund shpërndarësi i ushqimit nxjerr revolen dhe e qëllon youtuberin në gjoks. E blerësit menjëherë fillojnë të vrapojnë nga frika se mund ta pësojnë edhe ata. Colie është akuzuar për plagosje, megjithatë është shpallur i pafajshëm pasi që gjykata thotë se reagoi në vetëmbrojtje. Cook i kaloi disa ditë në repartin intensiv pasi plumbi i kishte përshkuar barkun dhe mëlçinë.

https://twitter.com/DKaplanFox5DC/status/1707856453241823245/mediaViewer?currentTweet=1707856453241823245&currentTweetUser=DKaplanFox5DC&mode=profile&mibextid=Zxz2cZ

Share This Article