U tërhoq nga zgjedhjet për kreun e Kukësit, Basha: Hera e fundit që PD nuk ka kandidat në zgjedhje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pasi vendosi të mos dalë me kandidat në zgjedhjet e pjesshme në Kukës.

Basha theksoi se kjo është hera e fundit që PD nuk ka kandidat në zgjedhje, duke u shtuart se “duhet të jemi në terren për të ringritur partinë”.

“Dëshmi e kostove që ngjarjet brenda nesh kanë prodhuar, janë edhe zgjedhjet e Kukësit. Ne respektuam vullnetin e Degës së Kukësit për të mos nxjerrë kandidat, sepse është dhe përgjegjësia jonë, e të gjithëve bashkë, që për një kohë të gjatë u morëm me luftën me njëri-tjetrin dhe jo me ringritjen dhe riorganizimin e partisë.

Sot përfundojmë plotësimin e strukturës dhe të gjithë, pa përjashtim, me mua të parin, duhet të jemi në terren për të ringritur partinë dhe për të qenë gati, kudo dhe kurdo për përballje elektorale”, tha Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Share This Article