U tha se doli shëndoshë e mirë nga rrënojat, klubi përgënjeshtron: Nuk ka asnjë shenjë jete nga Christian Atsu

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edhe pse në mediat ndërkombëtare u pasqyrua lajmi se futbollisti i njohur i Hataysporit, Christian Atsu, ishte shëndoshë e mirë dhe se ishte nxjerrë gjallë nga rrënojat e banesës së tij të shembur, sot është kthyer gjithçka përmbys.

Kjo për arsye se trajneri i ekipit turk, Volkan Demirel, pretendon tërësisht të kundërtën duke thënë se nuk ka asnjë lajm në lidhje me talentin e kampionatit turk të futbollit.

Madje edhe mjeku i ekipit, Gürbey Kahveci, ka thënë se pas marrjes së lajmit, ai dhe pjesëtarë të tjerë kishin shkuar në vendin e ngjarjes për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të lojtarit të tyre, por kur kishin mbërritur atje, nuk kishin mundur jo vetëm ta gjenin, por as edhe të kishin ndonjë informacion se ku mund të ishte, nëse është ende gjallë, siç pretendohet.

Kujtojmë se, sulmuesi Atsu jetonte në një pallat në zonën e Kahramanmaras, që ishte një nga zonat më të prekura nga tërmeti i së hënës, që deri më tani u ka marrë jetën mbi 10 mijë personave.

Share This Article