U vaksinua me Pfizer, Vdes 13 vjeçari

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 13 vjeçar nga Miçigani i Amerikës humbi jetën në gjumë, dy ditë pasi kishte marrë dozën e dytë të vaksinës Pfizer.

Megjithatë Qendra për Parandalimin e Kontrollit të Sëmundjeve (CDC) thotë se duhen bërë studime dhe analiza, për të vërtetur nëse shkaku i vdekjes ka qenë vaksina.

Djali fatkeq humbi jetën më 15 qershor dy ditë pasi mori dozën e dytë të vaksinës Pfizer / BionTech.

Adoleshent Jacob mori dozën e dytë të vaksinës Pfizer-BioNTech më 13 qershor dhe vdiq më 15 qershor, sipas Detroit Free Press.

CDC njoftoi se po shqyrton shkaqet e vdekjes së djalit 13-vjeçar, duke  theksuar se ende nuk mund të arrijë në përfundime konkrete, informon Ora News.

Martha Sarah, zëdhënëse e Qendrës  për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), tha në një deklaratë:

Kjo çështje është nën hetim dhe është shumë herët për të thënë se cili është shkaku i vdekjes.”

Halla e 13-vjeçarit, tha për “Detroit Free Press” se djali kishte pasur ethe ndihej i pafuqishëm pas vaksinës.
Më 15 qershor, para se të shkonte në shtrat, ai u ankua për dhimbje stomaku, sipas një artikulli të “Daily Mail”.

13-vjeçari ishte nxënës në shkollën fillore Zilwaukee dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje.

Studimi për shkakun e vdekjes nga  Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve mund të zgjasë tre deri në pesë muaj, shkruan gazeta “Daily Mail”.

Share This Article