U vetëvra apo…? BBC: Familjarët e shqiptarit duan përgjigjie, nisin hetimet në Angli

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Alfred Dosku vdiq në spitalin Redhill, Surrey të Anglisë më 17 Nëntor të vitit të kaluar. Asokohe mediat e huaja raportuan se 38 vjeçari nga Librazhdi u gjet i varur me çarçafë në një dhomë të qendrës për emigrantë, ndërkohë që pritej deportimi i tij në Shqipëri.

Pas më shumë se 5 muajsh, BBC në një artikull të saj thotë se “familja e shqiptarit ka ende shumë pyetje pa përgjigjie për rastin e tij”.

Kushërira e të ndjerit, Ledisa Dosku thotë se familja e tij thjesht do të dijë ekzaktësisht çfarë ka ndodhur. “Ai ishte shumë i zgjuar, nuk e kuptoj si ka përfunduar në qendrën e emigracionit. Herën e fundit që foli me të vëllanë ishte mirë, ishte gati të kthehej. Të bashkohej me familjen”, tha ajo.

Sipas saj, mënyra si ai vdiq ishte e pakuptimtë.

Mësohet se pas dyshimeve që familjarët kanë hedhur për mënyrën se si ai ndërroi jetë, Gjykata e Horsham Corner ka nisur hetimet. Edhe ekipi i kujdesit shëndetësor që priti Doskun kur ai mbërriti në spital, do të merren në pyetje.

Hetimi është planifikuar të mbyllet brenda dhjetorit 2024.

BBC

Share This Article