Gledisi, djali i 63-vjeçarit Pal Trashaj i cili u vetëvra duke pirë fostoksinë para SPAK, në një prononcim për mediat ditën e sotme është shprehur se i ati kishte shkuar në SPAK për të kërkuar drejtësi pasi i ishte marrë pasuria nga përmbaruesit që punojnë për kompanitë e mikrokredive. Pak minuta pasi kishte pirë helmin, Pal Trashaj kishte telefonuar të shoqen.
“Kam marrë fotoksinë se nuk po gjej drejtësi” i ka thënë asaj, tregon Gledisi.
“Jemi të shokuar emocionalisht. Humbja e prindit është e madhe”
Ndër të tjera Gledisi theksoi se do të vazhdojë të ndjek çështjen këtu në Shqipëri, në vendin ku jeton, madje edhe deri në Strasburg. Ai tregoi se disa vite më parë një shoqëri përmbaruese i kishte bllokuar dhe pagën e tij.
“Mua në 2014 më bllokuan dhe pagën, minimunim jetik. Punoja por nuk merrja pagë. Tek ajo banesë jetojmë, nuk është e sekuestruar e kam parë në hipotekë. Ai po kërkonte drejtësi. Do marrim një avokat do e ndjekim çështjen.” tha Gledisi. Në mesditën e 2 korrikut, 63-vjeçari piu fotoksinë para SPAK dhe u dërgua me ambulancë me urgjencë në QSUT ku dhe u nda nga jeta.