U vlerësua si portieri më i mirë te ceremonia e “Topit të Artë”, sot gabon dhe shkakton autogol me Aston Vilën në Premier Ligë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjashtë ditë më parë, në ceremoninë e “Topit të Artë” , portieri i kombëtares argjentinase, Emiliano Martinez e fitoi çmimin e portierit të vitit. Por mesa duket portierit të Aston Vilës akoma nuk i ka dalë “dehja”e suksesit, pasi sot bëri një gabim në Premier Ligë, duke shkaktuar autogol.

ortieri argjentinasi u vlerësua në fillim të kësaj jave me trofeun “Lev Jashin” për paraqitjet e tij heroike në Botëror, ku Argjentina fitoi edhe kupën.  Në ndeshjen që sot Aston Vila luajti në transfertë ndaj Notingham Forestit, martinez pësoi dy gola.

Por, ajo që u bë më virale dhe që po bën xhiron e rrjetit është mënyra sesi portieri argjentinas pësoi  golin e dytë në minutën e 47-të.

Orel Mangala goditi fort nga distanca dhe Martinez u duk fillimisht se bëri një ndërhyrje të mrekullueshme, por nga devijimi që mori topin në duart e tij, ai u fut në portë. Një gabim trashanik që nuk i falt një portieri me emër, aq më shumë Martinezit që u vlerësua para gjashtë ditësh me trofeun “Lev jashin”.

Autogoli i Martinez (VIDEO)

Share This Article