U vra 6 vite më parë në Siri, OFL i kërkon deklarimin e pasurisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

OFL ka vijuar punën duke iu dërguar formularin e deklarimit të pasurisë personave të cilët rezultojnë të dënuar nga sistemi i drejtësisë. Një nga persona që i është dërguar formulari  është dhe Shkëlzen Dumani, cili ka 48 orë kohë për të deklaruar pasurinë. Deri këtu gjithçka është brenda proceduarave ligjore që OFL ka në kompetencën e saj.

Por në rastin Shkëlzen Dumanit verifikimet nuk janë kryer në mënyrën e duhur, pasi rezulton se ai është vrarë në Siri 6 vite më parë. A2 shkruan se personi në fjalë nuk figuron i vdekur me letra ndaj edhe procedurat e Policisë së Shtetit mund të konsiderohen të rregullta për sa kohë Dumani nuk njihet i vdekur zyrtarisht.

Përveç faktit që Dumani ka 6 vite që ka humbur jetën, vlen të shihet dhe pasuria që ai ka zotëruar kur ishte gjallë. Sipas familjarëve të tij ai ka pasur në pronësi një apartament dhe një automjet. Në apartamentin e tij tashmë nuk jeton askush, kjo edhe pas vdekjes së nënës së tij, Mentije Dumanit. Për këtë arsye, ata e kanë kthyer mbrapsht formularin e dërguar nga Operacioni Forca e Ligjit.

Shkëlzen Dumani, u vra krah grupeve xhihadiste në vitin 2014 në moshën 39-vjeçare. Sipas riteve fetare në Siri ushtarët e vdekur për luftën e shenjtë bien shahit dhe varrosen në tokën ku kanë luftuar. Ai la pas dy fëmijë, Evën dhe Endrin, ndërsa nëna e tyre, Mide Dumani, kërkon rikthimin e tyre./ Opinion.al

Share This Article