U vra duke mbrojtur shokun e tij italian në një konflikt, ja kur do të sillet në Shqipëri trupi i Klajdi Bitrit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arkivoli i Klajdi Bitrit, 23-vjeçarit shqiptar i cili mbeti i vrarë në Itali nga një shtizë në zemër, nga 27-vjeçari algjerian Fatah Melloul, ëshjtë larguar nga morgu i spitalit italian pak pas orës 14.

Mediat italiane shkruajnë se arkivoli i Bitrit, i cili u vra duke mbrojtur shokun italian, doli nga morgu nën duartrokitjet e miqve të tij

Makina me trupin është nisur drejt portit, ku në orën 17:00 anija do të niset për në Shqipëri për të sjellë 23-vjeçarin në atdhe, ku do të prehet.

Ditët e fundit nisi edhe një mbledhje fondesh në internet për të mundësuar transportin e trupit të të riut për në atdhe,

Kujtojmë se Bitri mbeti i vrarë teksa ndërhyri në një konflikt për të mbrojtur mikun e tij italian.

Share This Article