ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video) 7 hours ago
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama 7 hours ago
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi 7 hours ago
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona 7 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

U vra me 20 plumba në Ekuador, Ergys Dashi pjesë e grupit të Eralb Breçanit, zbulohet vajza “VIP” që kishte fëmijë me të!

albnews by albnews
23 November, 2023
in Albania
0
U vra me 20 plumba në Ekuador, Ergys Dashi pjesë e grupit të Eralb Breçanit, zbulohet vajza “VIP” që kishte fëmijë me të!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Emri i Ergys Dashit, shqiptarit me origjinë nga qyteti i Durrësit që u ekzekutua në një atentat mafioz në zemër të Guayaquilit të Ekudorit më 23 Janar, është zbuluar në përgjimet e dosjes hetimore të SPAK ku u godit grupi i organizuar kriminal, pas zbërthimit të aplikacionit në Sky ECC. Ergys Dashi ka qenë i përfshirë në trafikun e kokainës, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga ekzekutuesi dhe porositësi i vrasjes së tij, ku mbeti e plagosur dhe një grua.

Mbrëmjen e djeshme u zbardh dosja, ku mësohet se anëtarët e grupit kriminal që u godit dy ditë më parë nga SPAK, Ismail Zeneli dhe Eralbi Breçani diskutojnë për Ergys Dashin. Nga bisedat e tyre që lidhen me një transport droge, ku i përfshirë del të ketë qenë edhe Ergys Dashi, Ismail Zeneli dhe Eralbi Breçani, shprehin hapur dyshimin se mos ai iu bën ndonjë lojë.

RelatedPosts

Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Kukës, probleme në rrugë

Ambasadorja e Francës në linjë me opozitën: Nuk ka direktivë të BE për ligjin e barazisë gjinore

“Drama e një shoqërie: Të rinjtë ia kanë lënë vendimarrjen në dorë gjyshërve!”

“Më datë 18 shkurt 2021, në portin e Valencias në Spanjë, është sekuestruar rreth 69 kg kokainë e fshehur në motorin frigoriferik në fund të kontenierit, i cili transportonte fuçi me lëng limoni të ngrirë të koncentruar. Ngarkesa thuhet se kishte ardhur nga Brazili.

Nga hetimet del se të dyshuar për këtë trafik janë Ismail Zeneli, Eralbi Breçani dhe Ergys Dashi, ky i fundit i ekzekutuar në Ekuador. Ismail Zeneli ka patur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës, Brazil. Si edhe të nxjerrjes së lëndës narkotike nga porti i Valencias në momentin kur do të mbërrinte në këtë port e transportuar me kontenier. Artan Sulejmani ishte bashkëpunëtor i Zenelit, ndërsa Eralbi Breçani ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës, Brazil”, thuhet në dosje.

I ftuar në një emision televiziv gazetari, Spartak Koka, u shpreh se e dashura e Ergys Dashi ka qenë një vajzë e cila ishte pjesë e një spektakli kohëve të fundit. VoxNews mësoi se bëhet për vajzë me inicialet, Xh.K, konkurrente e “Love Island Albania”,  e cila pak kohë më parë tregoi se është nënë e një djali, babai i të cilit kishte humbur jetën kur ajo ishte 9 muajshe shtatzënë.

foto galeri

“Kur ex-i vdiq unë isha 9 muajshe shtatzënë. Jam mami i një djali. Ai tani është një vjeç e gjysmë. Isha vetëm 21 vjeç. Do doja ta shikoja fëmijën tim me të atin, bebi do të rritet me mua”, shprehej ajo brenda spektaklit.

Kujtojmë se Ergys Dashi u ekzekutua mbrëmjen e 23 Janarit 2022 brenda një restoranti në veri të Guayaquil në Ekuador. Viktima ishte ulur në restorant, ku dy persona njëri prej tyre me një buqetë me lule në dorë u futën brenda lokalit dhe e qëlluan për vdekje. Gjithashtu në këtë atentat mbeti e plagosur dhe Angie Romero, 26 vjeçe, e cila ndodhej e ulur fare pranë tavolinës që qëndronte viktima.

Dashi në vitin 2014 është arrestuar nga policia po për kultivim droge, si pjesë e një operacioni që çoi prapa hekurave 32 persona.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

11 November, 2025
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

11 November, 2025
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

11 November, 2025
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

11 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result