Uashington, 15 ditë gjendje e emergjencës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e Bashkisë së Uashingtonit, Muriel Bowser ka njoftuar se do të zgjatet emergjenca civile edhe me 15 ditë të tjera.

Browser ka thënë se Garda Kombëtare e New York do të vendoset në Uashington pas trazirave të mbrëmjes së djeshme.

Ky urdhër do të jetë në fuqi deri një ditë pas emërimit të Joe Biden në postin e presidentit të SHBA-ve.

“Ata kanë shkelur sigurinë e Kapitolit dhe sjellja e tyre ka potencialin të përhapet përtej Kapitolit. Motivimi i tyre është i vazhdueshëm. Sot, ata u përpoqën të prishin procedurat e Kongresit në lidhje me pranimin e votave të kolegjit elektoral “, ka thënë ajo në një deklaratë.

Rreth 1100 anëtarë të Gardës Kombëtare të Kolumbisë janë mobilizuar për të mbështetur policinë e Uashingtonit në mbrojtjen e pronës publike.

Sipas New York Time, ka qenë Mike Pence ai që ka urdhëruar mobilizimin e gardës në të gjithë territorin.

Share This Article