Uashingtoni akuzon Pekinin për praktika frikësuese në Detin e Kinës Jugore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtëpia e Bardhë akuzoi sot Pekinin se po përdor praktikën e frikësimit në Detin e Kinës Jugore, ujëra të pasura me burime natyrore të cilat  Republika Popullore i pretendon gati krejtësisht.

“Intensifikimi i kohëve të fundit të përpjekjeve të Kinës për të larguar vendet e tjera nga Deti i Kinës Jugore nga shfrytëzimi i burimeve është i frikshëm”, shkruan në “Twitter”, John Bolton, këshilltar për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

“SHBA-ja qëndron fuqishëm në krahë të atyre që i kundërvihen sjelljeve detyruese dhe taktikave frikësuese që kërcënojnë paqen dhe sigurinë rajonale”, shtoi ai.

Kina, pretendon se ka qenë e pranishme në këtë rajon në një epokë të largët, duke u përballur me shtete si Vietnami, Filipinet, Malajzia dhe Brunei për përkatësinë e ishujve në këtë zonë të gjerë, që përshkruhet nga rrugë kyçe të tregtisë detare. 

Share This Article