Uashingtoni heq tarifat ndëshkuese ndaj Pekinit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Administrata e Donald Trump po analizon mundësinë për të hequr të gjitha ose një pjesë të tarifave doganore të vendosura ndaj Kinës, për të nxitur Pekinin që të bëjë më shumë lëshime në negociatat tregtare që po zhvillohen mes dy vendeve, theksoi sot “Wall Street Journal”.

Ky informacion, që mbështetet në burime anonime, ka shkaktuar një rritje të menjëhershme të bursës, transmeton ATSH.

Qetësimi i tregjeve që është tensionuar nga lufta tregtare mes dy gjigantëve ekonomikë është gjithashtu një prej qëllimeve të kërkuara nga administrata e një presidenti që sheh në performancën e bursave një barometër të suksesit të tij.

“Ideja e heqjes krejtësisht ose pjesërisht e tarifave doganore të vendosura muajt e fundit në më shumë se 250 miliardë dollarë produkte të importuara nga Kina u paraqit nga sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin gjatë një mbledhje diskutimi strategjik për të bërë që të përparojnë bisedimet tregtare me Kinën dhe për të nxitur Pekinin që të angazhohet në reforma afat gjata”, thekson e përditshmja.

Share This Article