Uashingtoni i bën thirrje Serbisë të tërheqë forcat ushtarake nga kufiri me Kosovë. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtafre, John Kirby, tha se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë një grumbullim të madh ushtarak të Serbisë përgjatë kufijve me Kosovën, që përshin artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara.
“Ky është një zhvillim shumë destabilizues, që ka ndodhur gjatë javës së fundit”, tha ai.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara po shohin se cikli shqetësues i dhunës në Kosovë është përkeqësuar.
“Llojet e armëve që janë gjetur në Kosovë përbëjnë një kërcënim jo vetëm për personelin e Kosovës, por edhe për stafin ndërkombëtar, përfshirë trupat e NATO-s,” deklaroi zoti Kirby.
Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë tha se NATO-ja po shton forcat e saj paqeruajtëse në Kosovë për shkak të ciklit shqetësues të dhunës atje.