ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj 7 hours ago
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK 10 hours ago
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët 10 hours ago
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin 10 hours ago
Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho  10 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Uashingtoni i ngjan një “baze ushtarake”

albnews by albnews
19 January, 2021
in Bota
0
Uashingtoni i ngjan një “baze ushtarake”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qindra mijëra spektatorë vijnë zakonisht në ceremoninë e marrjes së postit nga Presidenti i SHBA. Por në ceremoninë e Bidenit të mërkurën, pothuajse gjithçka do të jetë ndryshe në Uashington.

Uashingtoni, një qytet në gjendje të jashtëzakonshme. Pas ngjarjeve të 6 janarit, kur një numër i vogël policësh jashtë Kapitolit u vunë poshtë nga kryengritës të dhunshëm, frika e trazirave në ditët para ceremonisë së marrjes së postit nga Joe Biden të mërkurën është e madhe. Dhe edhe nëse ka kaluar në sfond që nga sulmet e Kapitolit – pandemia e koronavirusit vazhdon me tërbim në Uashington dhe në të gjithë SHBA, si dhe pothuajse kudo në botë.

RelatedPosts

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor, humbin jetën 5 persona

Çudira në aeroport/ E moshuara ndërron jetë pak minuta para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle gjumë

Pra, këto nuk janë shenja të mira për një festë popullore për të shënuar marrjen e detyrës nga Presidenti i zgjedhur Demokrat i SHBA. Zakonisht, qindra mijëra vetë mblidhen në National Mall në Uashington për të parë shkurt Presidentin që bën betimin në shkallët e Kapitolit, për të dëgjuar programin muzikor ose thjesht për të qenë atje. Përveç shfaqjeve nga yje të tillë si Beyonce ose Aretha Franklin, koret për fëmijë dhe kishtare janë gjithashtu pjesë e programit të ceremonisë së marrjes së detyrës.

Betimi zytar i presidentit zakonisht pasohet nga një paradë, në të cilën çifti presidencial dhe ai nënpresidencial ecin pranë tribunave të spektaktorëve në Pennsylvania Avenue drejt Shtëpisë së Bardhë. Në paradë marrin pjesë edhe ushtarakë dhe banda të ndryshme me instrumenta frymorë.

Jo turma njerëzish

USA I Washington I Kapitol

Këtë vit gjithçka është ndryshe. Zyrtarët u bëjnë thirrje të gjithë amerikanëve që të mos vijnë për festimet. “Në 20 janar do të ketë një transferim të pushtetit dhe ne do të punojmë me partnerët tanë në qeverinë federale për të garantuar sigurinë e rajonit përreth kryeqytetit tonë,” thuhet një deklaratë të përbashkët të kryetares së bashkisë të Uashingtonit dhe të guvernatorëve të dy shteteve fqinje, Maryland dhe Virxhinia. “Për shkak të rrethanave të veçanta […] siç janë kryengritja e dhunshme e javës së kaluar dhe pandemia vdekjeprurëse COVID-19, ne po ndërmarrim hapin e jashtëzakonshëm për të inkurajuar amerikanët të mos vijnë në Uashington, DC.”

Në ceremoninë e parë të marrjes së postit nga Barack Obama në vitin 2009, në qendrën e Uashingtonit u mblodhën 1.8 milionë vetë. Te Donald Trumpi në vitin 2017 duhet të kenë qenë rreth 500.000 vetë.

Edhe para se ekstremistët e djathtë të sulmonin Kapitolin në 6 janar, sulm në të cilin u vranë pesë persona, ceremonia ishte planifikuar këtë vit si ngjarje me një audiencë shumë të vogël. Një “paradë gjigante e marrjes së postit në Pennsylvania Avenue” nuk ishte e përshtatshme për shkak të Coronas, njoftoi Joe Biden në fillim të janarit.

Niveli më i lartë i sigurisë

Që nga trazirat, COVID-19 është bërë shqetësimi i vogël. Kryeqyteti i SHBA është barrikaduar, në qendër të Uashingtonit shumë dyqane dhe ndërtesa zyrash janë tashmë të mbuluara me qepena druri të rëndë. Shërbimi Sekret ka marrë përgjegjësinë për sigurinë rreth ceremonisë të mërkurën. Më shumë se 20.000 ushtarë të Gardës Kombëtare janë mobilizuar për ceremoninë. Për krahasim: në ceremoninë e Trump katër vjet më parë ishin rreth 8000 ushtarë.

USA I Washington I Kapitol

Dhe kjo nuk është e gjitha. Jeta normale pothuajse do të ndalet në Uashington të mërkurën, shumë kufizime janë në fuqi që tani. Zona përreth Kapitolit është e ndaluar për trafikun dhe ushtarët e armatosur patrullojnë përgjatë një gardhi të gjatë dy metra rreth selisë së Kongresit. “Unë ndihem i sigurt tani, kjo këtu duket si bazë ushtarake”, i tha DW Jim Freund, një banor lokal që jeton disa blloqe larg Kapitolit.

Rezervimet janë anuluar

Nga fundjava, 14 stacione të metrosë në qendër të Uashingtonit do të qëndrojnë të mbyllura. Për demonstruesit e mundshëm do të bëhet sa më e vështirë të afrohen në vendin e ngjarjes. Ende nuk është përcaktuar zyrtarisht, por është mjaft e mundshme që National Mall midis Kapitolit dhe Memorialit të Linkolnit do të mbyllet plotësisht, edhe për këmbësorët. Parukeritë dhe palestrat të mërkurën do të mbyllen, nëse nuk janë mbyllur tashmë për shkak të pandemisë. Dhe qëndrimi në Uashington gjatë javës së përurimit nuk do të jetë i lehtë për mysafirët e jashtëm. Të mërkurën, Airbnb njoftoi se kishte anuluar të gjitha rezervimet në zonën e Uashingtonit gjatë kësaj periudhe.

Në deklaratën e saj, kompania për ndërmjetësimin e strehimit privat tha se vendimi ishte bazuar në kërkesën e kryetarit të bashkisë së Uashingtonit dhe guvernatorëve të shteteve fqinje për të qëndruar larg kryeqytetit. Veç kësaj kishte gjithashtu informacione se milicë dhe protestues të dhunshëm duan të vijnë në qytet për të prishur ceremoninë e Bidenit. “Ne vazhdojmë të punojmë për të siguruar që anëtarët e grupeve të tilla të mos bëhen pjesë e komunitetit Airbnb,” tha kompania. Kundërshtarët e betuar të Joe Bidenit nuk do të pengohen nga këto masa. Por ndryshe nga sulmi kundër Kapitolit, Uashingtoni tani shpresohet të jetë i përgatitur.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

19 December, 2025
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

19 December, 2025
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

19 December, 2025
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result