Uashingtoni kërkon mbledhje urgjente për Iranin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SHBA-ja njoftoi sot se ka kërkuar një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Guvernatorëve të IAEA-së, për të debatuar për shmangiet nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 nga ana e Iranit, i cili kohët e fundit ka kaluar një limit të vendosur mbi rezervat e tij të uraniumit të pasuruar.

Një mbledhje speciale e Këshillit u kërkua nga ambasadorja amerikane pranë Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), selia e të cilës ndodhet në Vjenë, sipas një komunikate të misionit diplomatik të SHBA-së në kryeqytetin austriak./ATSH/ 

Share This Article