Këshilltari kryesor ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudlow, vlerësoi sot se taksimi francez ndaj gjigantëve të informatikës ishte një gamin i madh.
“Ne nuk jemi të kënaqur që Franca vazhdoi drejt kësaj lloji takse mbi informatikën”, deklaroi Kudlow.
Ai shtoi se “do të zhvillohen auditive në gusht në kuadër të hetimit të ngritur nga Përfaqësuesi i Tregtisë kundër kësaj iniciative franceze”.
“Më pas presidenti Donald Trump do të vendosë nëse do të marrë masa reprezaljeje”, theksoi Kudlow për kanalin televiziv CNBC./ASTH/