Uashingtoni miraton shitjen e 32 avionëve luftarakë F-35 tek Polonia

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Uashingtoni njoftoi sot se ka miratuar shitjen e 32 avionëve luftarakë modeli i fundit F-35 tek Polonia për një shumë prej 6,5 miliardë dollarësh, një transaksion që pritet të rrisë tensionet me Moskën.

Marrëveshja parashikon shitjen e 32 avionëve luftarakë të prodhuar nga kompania amerikane, “Lockheed Martin”, bashkë me 33 reaktor F-135 “Pratt and Whitney”, me armatimet dhe sistemet e nevojshme të navigimit, njoftoi në një komunikatë departamenti i Shtetit, i cili është ngarkuar nga qeveria amerikane për miratimin e shitjes së armëve jashtë vendit.

Departamenti i Shtetit ka njoftuar zyrtarisht Kongresin për synimin e administratës që të vazhdojë me këtë shitje. Deputetët kanë tani 30 ditë për të kundërshtuar, diçka që nuk ka ndodhur prej dekadash.

Share This Article