Uashingtoni pret dritën jeshile të Bagdadit për vendosjen sistemeve antiraketore “Patriot”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SHBA-ja pret dritën e gjelbër nga qeveria irakiane për vendosjen e sistemeve antiraketore “Patriot”, në bazat e përdorura nga ushtria amerikane në Irak, shënjestra të raketave iraniane, theksoi sot kreu i Pentagonit, Mark Esper.

Si kundërpërgjigje për eliminimin nga Uashingtoni të gjeneralit, Qassem Soleimani në Bagdat, Irani ka goditur me 11 raketa bazën ajrore të Ain al-Assad dhe atë të Erbilit, ku ndodheshin disa prej 5 200 ushtarëve amerikanë të vendosur në Irak.

Asnjë ushtar nuk është vrarë, por dhjetëra prej tyre kanë qenë viktima të tronditjeve në kokë si pasojë e shpërthimeve të fuqishme dhe Uashingtoni kërkon tashmë t’i mbrojë më mirë këto baza duke vendosur aty sisteme mbrojtëse antiajrore “Patriot”./ATSH/

Share This Article