Uashingtoni sanksionon bankën qendrore venezuelase

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Thesari amerikan vendosi sot sanksione kundër bankës qendrore venezuelase dhe drejtoreshës së tij, Iliana Josefa Ruzza Teran, duke rritur edhe më shumë presionin mbi qeverinë e Nicolas Maduro.

“Këto sanksione synojnë që të pengojnë që banka qendrore të përdoret nga regjimi i jashtligjshëm i Maduros, i cili vazhdon të vjedhë pasuritë e venezuelasve dhe të shfrytëzojë institucionet qeveritare për të pasuruar disa persona të korruptuar”, deklaroi sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin.

Këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, kishte njoftuar këtë vendim në Majemi pak kohë më parë, bashkë me një seri masash që shënjestronin gjithashtu Kubën dhe Nikaraguan./ASTH/

Share This Article