Uashingtoni shpall gjendje emergjente shkaku i koronavirusit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Koronavirusi po vazhdon të shkaktojë viktima në pjesë të ndryshme të botës. Pas regjistrimit të vdekjes së parë nga virusi i ri në Shtetet e Bashkuara, e njëjta gjë u konfirmua edhe në Australi dhe Tajlandë. Ndërkohë në Japoni është shënuar vdekja e dytë.

Shtetet e Bashkuara e konfirmuan vdekjen e parë. Viktima ishte një burrë në të pesëdhjetat na Seattle, i cili kishte edhe probleme të tjera shëndetësore. Ai nuk kishte histori të udhëtimit në zonat e prekura dhe nuk kishte kontakte me persona të konfirmuar si të infektuar. Uashingtoni tashmë e ka shpallur gjendjen emergjente.

Cilat janë zhvillimet e fundit rreth koronavirusit në pjesë të tjera të botës?

Në Australi, nga koronavirusi Covid-19 vdiq një burrë 78-vjeçar, i cili kishte qenë pasagjerë në anijen “Diamond Princess”, ku u regjistruan qindra raste të infektimeve në ujërat e Japonisë. Ai vdiq në qytetin Perth, ndërsa merret vesh se edhe bashkëshortja e tij është infektuar.

Në Kinë, dy mjekë vdiqën në 24 orët e kaluara, kur u shënuan edhe 33 viktima të tjera. Tash, numri i përgjithshëm i personave të vdekur nga koronavirusi në Kinë ka shkuar në 2870. Për më tepër, u regjistruan edhe 573 raste të reja të infektimeve, duke e çuar në 79 mijë e 824 shifrën e përgjithshme të personave të infektuar. Sipas autoriteteve, 52 për qind e tyre tashmë janë shëruar.

Koreja e Jugut i regjistroi 376 raste të reja, ndërsa 17 persona kanë vdekur. Në këtë shtet, deri më tash janë infektuar me koronavirus 3526 persona, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Në Tajlandë u raportua rasti i 42-të i infektimit, ndërsa rasti i parë u shënua në Armeni.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka ngritur nivelin e alarmit në shkallën “shumë i lartë”.

Share This Article