Udhëheqësi i fushatës së presidentit të SHBA Donald Trump, Chris LaCivita i cili tani do të drejtojë fushatën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, ka deklaruar se, Sali Berisha është një mik i vërtetë i Amerikës.
Gjatë konferencës së përbashkët me kryetarin e PD-së, Sali Berisha, Chris LaCivita deklaroi se, Berisha do të zgjidhet kryeministër, ndërsa sulmoi Edi Ramën si kukull në duart e Xhorxh Sorosit.
Fjala e plotë e Chris LaCivita:
Faleminderit shumë z. Berisha.
Opozitë e Bashkuar, ne jemi sot këtu sepse dëshirojmë të zgjedhim një kryeministër që është një mik i vërtetë i SHBA, i cili do të punojë në mënyrë të suksesshme me presidentin Trump dhe me SHBA.
Kryeministri aktual nuk është asgjë më tepër se një kukull e Xhorxh Sorros, nuk mund të mbetesh kukull e Soros.
Nuk mund të jesh edhe kukull e Soros dhe mik i SHBA-ve, kjo nuk është e mundur.
Familja e Sorosit ka humbur ndikimin e vete në Uashington dhe në mbarë botën dhe Berisha është një i vjetër dhe i vërtetë i SHBA-së.
Shumë në Amerikë, në media dhe partitë e të Majtës, kanë thënë se Donald Trump nuk mund të fitonte, por ai fitoi.
Pavarësisht sulmeve nga administrata Biden, populli Amerikan donte më shumë nga qeveria e vet.
Njësoj si populli Amerikan edhe ai shqiptar, kërkon dhe ka nevojë për më shumë nga qeveria e vet.
Këto rrethana të ngjashme, janë ato që na bashkuan, na sollën sot ne këtu, se ne e dimë që Berisha mund të fitojë.
Berisha njësoj si Donald Trump dhe si shumë anëtarë të opozitës, në mënyrë të padrejtë janë ndjekur penalisht dhe janë persekutuar nga një qeveri e cila nuk respekton demokracinë.
Aleatët e tij dhe udhëheqësit e opozitës, po futen në burg, po mbahen në arrest shtëpie dhe po frikësohen. Ne jemi këtu për të ndihmuar që ti japim fund kësaj.
Çështjet për të cilat shqetësohen shqiptarët, po ato çështje që shqetësohen amerikanët, sikurse është siguria personale, puna, ekonomia, dhe duan që fëmijët e tyre, të kenë mundësi të rriten dhe të zhvillojnë familjet e tyre, brenda vendit dhe jo jashtë.
Ç’është më e rëndësishme ne kemi nevojë për zgjedhje të lira dhe të drejta, të mos ketë ndikime të qeverisë, të krimit të organizuar, zgjedhje të drejta, zgjedhje transparente që janë thelbësore në një demokraci. Dhe në një demokraci që lulëzon dhe në një miqësi të vërtetë me Amerikën, ne mund ti kthejmë Shqipërisë madhështinë.