Udhëheqësi i Hezbollahut: Po përgatitemi për një përballje të gjatë me Izraelin, s’kemi frikë nga vdekja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Hezbollahu po përgatitet për një përballje të gjatë me Izraelin dhe parashikon fitoren. Kështu ka lajmëruar udhëheqësi i kësaj organizate Naim Kassem.

“Izraelitët nuk kanë mjetet për të arritur qëllimet e tyre. I them Katzit: nëse doni të bashkoheni, vazhdoni, por nuk do të keni mjetet për të ruajtur pozicionin tuaj në terren”, paralajmëroi Naim Kassem ministrin izraelit të Mbrojtjes.

Deklaratat e liderit të Hezbollahut erdhën pasi ministri izraelit i Mbrojtjes tha se Libani do të paguajë “një çmim gjithnjë e më të lartë për vonesën e tij në çarmatosjen e Hezbollahut, me humbje territoriale dhe dëmtime në infrastrukturën e tij”.

Udhëheqësi i Hezbollahut tha gjithashtu se luftëtarët e kësaj organizate janë të motivuar për të luftuar dhe nuk kanë frikë nga vdekja.

“Ne po përgatitemi për një përballje të gjatë dhe do të fitojmë. Luftëtarët e rezistencës islamike janë shumë të motivuar dhe nuk kanë frikë nga vdekja; ata janë gati për luftime”, siguroi udhëheqësi i Hezbollahut.

Share This Article