Udhëheqësi i sektit kenian në gjykatë pas zbulimit të 101 trupave në pyll

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Udhëheqësi i sektit kenian, Paul McKenzie, i akuzuar se u kishte thënë ndjekësve të vdisnin nga uria “për të parë Jezusin” doli sot në gjykatë pasi hetuesit zbuluan 101 trupa në një pyll në vendin e Afrikës Lindore.

Autoritetet keniane thonë se të ndjerët ishin anëtarë të Kishës Ndërkombëtare të Lajmit të Mirë të udhëhequr nga Mackenzie, 50 vjeç, i cili “parashikoi” se fundi i botës do të vinte më 15 prill, kështu që ai urdhëroi ndjekësit e tij të vrisnin veten në mënyrë që të shkonin në “parajsë”.

Numri i të vdekurve aktualisht është 109, nga të cilët 101 trupa, kryesisht fëmijë, u zbuluan në varreza masive, ndërsa tetë viktima vdiqën më vonë, por autoritetet keniane paralajmërojnë se numri i të vdekurve mund të jetë edhe më i lartë, raportoi Reuters.

Ministria e Brendshme njoftoi se mbi 400 persona rezultojnë të zhdukur.

McKenzie, i cili është në paraburgim, nuk ka komentuar mbi akuzat kundër tij dhe as nuk i është kërkuar që të pranojë aktakuzën.

Avokatët që e përfaqësonin atë nuk pranuan të komentojnë dhe një hetues i përfshirë në këtë rast i tha Reuters se McKenzie mohoi të urdhëronte ndjekësit të vdisnin nga uria.

Reuters

Share This Article