Udhëheqësit e FFK-së marrin pjesë në Kongresin e UEFA-s

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot në Romë ka filluar Kongresi Zgjedhor i UEFA-s, në të cilin po marrin pjesë presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.

Para nisjes së punimeve të këtij kongresi, presidenti Ademi ka takuar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, ku në një bisedë tejet miqësore diskutuan për projektet që kanë të bëjnë me futbollin e Kosovës si dhe për vizitën e Infantinos në Kosovë.

Po ashtu, presidenti Ademi ka takuar edhe presidentin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB) Reinhard Grindel, të cilin e ka falënderuar për përkrahjen dhe bashkëpunimin e frytshëm në shkollimin e kuadrove të trajnerëve, por edhe për thellimin e bashkëpunimit në projekte tjera.

Gjithashtu, Ademi ka takuar presidentin e Federatës së Futbollit të Rumanisë, Razvan Burleanu, ku janë shkëmbyer urimet e ndërsjella për sukseset e ekipeve kombëtare, duke qenë se Kosova dhe Rumania janë kombëtaret e vetme që nuk kanë pësuar humbje në 19 muajt e fundit.

Para punimeve të Kongresit, presidenti Ademi së bashku me presidentin e FSHF-së, Armand Duka kanë takuar edhe presidentin e Federatës kroate, Davor Shuker dhe atë të Ishujve Faroe, Christian Andreasen.

Të rikujtojmë se në zgjedhjet për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s kandidat është edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply