Udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë mirëpresin armëpushimin në Gaza

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë e kanë mirëpritur marrëveshjen për armëpushim në Gaza dhe kanë lavdëruar udhëheqjen e Donald Trump në këtë marrëveshje.

Sipas mediave të huaja, në një deklaratë të përbashkët, E3 tha se është “me rëndësi të madhe” që të gjitha palët të zbatojnë detyrimet e tyre plotësisht dhe pa vonesë.

“Ne jemi të gatshëm të mbështesim bisedimet e mëtejshme mbi fazat e ardhshme të planit dhe të kontribuojmë në të”, thuhet në deklaratë.

“Si pjesë e kësaj përpjekjeje, ne pajtohemi që Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet t’i japë mbështetjen e plotë planit dhe të mbështesë zbatimin e tij”, thuhej më tej në deklaratë.

“Ne angazhohemi të mbështesim paketa të konsiderueshme ndihme humanitare përmes agjencive të OKB-së, të cilat do të dorëzohen sapo të hyjë në fuqi armëpushimi”, përfundonte deklarata. 

Share This Article