Udhëheqësit ndërkombëtarë premtojnë miliarda dollarë për financimin e vaksinave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Udhëheqësit ndërkombëtarë kanë premtuar miliarda dollarë gjatë një samiti në lidhje me programet e vaksinave, për të ndihmuar vendet më të varfra në botë.

Ndërsa vëmendja e botës është përqendruar te pandemia e COVID-19, Aleanca Globale për Vaksinën, ose GAVI, synon të mbledhë të paktën 7,4 miliardë dollarë për të mbrojtur popullsinë edhe kundër sëmundjeve të tjera, si poliomieliti, fruthi etj.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili organizoi ngjarjen me anë të një videokonference, tha se vendi i tij do të japë 1,65 miliardë paund (2,08 miliardë dollarë) për programin, gjatë pesë viteve të ardhshme.

Gjermania dhe Franca premtuan secila nga 600 milionë euro (679 milionë dollarë).

Gjithashtu Kandaja premtoi 600 milionë dollarë, BE-ja 300 milionë euro dhe Japonia 300 milionë dollarë.

Share This Article