ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
120 kg kanabis nga Shqipëria drejt Kosovës, arrestohet shoferi i autobusit pa pasagjerë 16 hours ago
U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, nesër GJKKO merr në pyetje Ballukun 16 hours ago
Rrëzohet avioni para qindra spektatorëve, humb jetën piloti 16 hours ago
FIFA “harron” Ronaldon jashtë posterit të Botërorit, protestojnë tifozët portugezë! Ja çfarë ndodhi më pas 19 hours ago
Tri palë zgjedhje brenda një viti 19 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Udhëheqja mbjell pemë në qytete, “prapavija” mbjellë drogë në kodra

albnews by albnews
2 May, 2023
in Shqiperia
0
Udhëheqja mbjell pemë në qytete, “prapavija” mbjellë drogë në kodra

RelatedPosts

Samiti “Rruga jonë drejt BE”, Rama pret liderët e Ballkanit dhe Komisioneren Kos

Probleme nga reshjet në Librazhd, prurjet dëmtojnë këmbën e urës në Xhyrë, rrëshqitje dherash në disa akse

Zëvendësuesi i Ballukut? Analisti tregon emrin e anëtares së kabinetit që mund ta pasojë në detyrë

  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shkruar nga Pamfleti

Fushatë e gjelbër me pemë e drogë, kultivuar nën përkujdesjen dhe mburojën e policisë e krye bashkiakëve, që me të ardhurat nga pjesa e fitimit të saj, të mbushin “hambarin” e votave sipas “planit” të paracaktuar nga Babloku

E diela në Malësinë e Madhe kishte dy realitete: Kryeministri Edi Rama me krye bashkiakun Tonin Marinaj po mbillnin pemë në qendër të Koplikut, ndërsa në të njëjtën kohë, 3 skuadra policie po korrnin dhe digjnin drogë në kodrat rrotull.

Kryeministri Rama e di, që në këtë zonë të lënë prej tij si “çiflig” i Tomë Doshit, mbillet drogë pa frikë e pa pengesë; ndërsa krye bashkiaku Marinaj e di se ku mbillet, sa parcela mbillen, cilët janë kultivuesit, përpunuesit, përfituesit dhe trafikuesit e saj.

Edhe në Kuçovë, Krujë, Burrel, Bulqizë, Dibër, Përmet, Tepelenë, Mallakastër, Berat, Skrapar dhe në malësitë e Elbasanit, Ersekës e Pogradecit, këto ditë janë zbuluar parcela të shumta me drogë, të mbjella në sy të zyrtarëve të bashkive, të pyjores e policive zonale.

Pemët që mbillen me bujë, prej Bablokut, deputetëve, drejtuesve politikë të qarqeve e kandidatëve të PS, u duhen për propagandë mjedisore, si “gjethe” për të mbuluar betonin e kullave, pallateve, resorteve e pedonaleve.

Ndërsa mbjellja dhe trafikimi i drogës në çdo territor bashkie, madje edhe në magazina me energji elektrike, u duhet si mbështetje financiare për të blerë vota, ku fitimi ndahet mes palëve kultivues-kupolë pushteti.

Kryetarët e Bashkive, njësive administrative, kryepleqtë dhe drejtuesit e policisë në rrethe, kanë evidenca sa hektarë janë mbjellë me drogë nëpër kodra e male, cilët grupe, familje e individë që i kanë mbjellë, kur do ta mbledhin  prodhimin e sa haraç kanë dhënë për zgjedhjet.

Pra, për pushtetin kemi një fushatë zgjedhore të gjelbër, gjatë të cilës udhëheqja e partisë po mbjellë pemë me kamera e tallava tru-shpëlarëse të popullit, ndërsa grupet “prapavija” financuese të kandidatëve, mbjellin droge në zonat kodrinore.

P.sh., sipas denoncimeve që kanë bërë banorët edhe në media, rekord për mbjellje droge me 179 parcela, është territori i Bashkisë Kuçovë, ku mburojë është krye bashkiaku Kreshnik Hajdari e oligarku Pëllumb Salillari, nëpërmjet vëllait Avdulla Salillari, këshilltar bashkiak në Dimal.

Por droga në këto parcela nuk asgjësohet, sepse me bekimin nga qendra e policisë së shtetit, po e mbron vetë shefi aktual i Komisariatit të Kuçovës, Ermir Gërxhani, ish-shef Komisariati në Përmet në vitin 2017, i përjashtuar e dënuar si kultivues e trafikues droge.

Si në Kuçovë, edhe në krejt bashkitë e tjera, parcelat e drogës mbillen e kultivohen nën përkujdesjen dhe mburojën e policisë e krye bashkiakëve, që me të ardhurat nga pjesa e fitimit të saj, të mbushin “hambarin” e votave sipas “planit” të paracaktuar nga Babloku./Pamfleti

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

120 kg kanabis nga Shqipëria drejt Kosovës, arrestohet shoferi i autobusit pa pasagjerë

120 kg kanabis nga Shqipëria drejt Kosovës, arrestohet shoferi i autobusit pa pasagjerë

21 November, 2025
U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, nesër GJKKO merr në pyetje Ballukun

U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, nesër GJKKO merr në pyetje Ballukun

21 November, 2025
Rrëzohet avioni para qindra spektatorëve, humb jetën piloti

Rrëzohet avioni para qindra spektatorëve, humb jetën piloti

21 November, 2025
FIFA “harron” Ronaldon jashtë posterit të Botërorit, protestojnë tifozët portugezë! Ja çfarë ndodhi më pas

FIFA “harron” Ronaldon jashtë posterit të Botërorit, protestojnë tifozët portugezë! Ja çfarë ndodhi më pas

21 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result