Udhëtarët nga Britania do të duhet t’i nënshtrohen karantinës me të arritur në Francë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Franca është bërë vendi i fundit evropian që vendos kufizime për udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të përhapjes së variantit indian të coronavirusit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, të mërkurën, qeveria franceze njoftoi për një karantinë të detyrueshme për këdo që vjen nga Mbretëria e Bashkuar, megjithëse kohëzgjatja ende nuk është konfirmuar.

Përveç Francës, Gjermania po ashtu vendosi karantinë dy-javore për personat që mbërrijnë nga Mbretëria e Bashkuar.

Deri në javën e kaluar, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 3,424 raste të variantit B.1.617.2.

Shefi mjekësor i Anglisë, Chris Whitty, ka thënë se varianti indian është “më i transmetueshëm”, se sa varianti i Mbretërisë së Bashkuar që u identifikua për herë të parë në Kent, që ishte përgjegjës për valën vdekjeprurëse në vend të infeksioneve me coronavirus këtë dimër.

Share This Article