Udhëtarëve nga Tirana u bëhet tamponi në aeroportin e Perugias

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Njëqind e tetëmbëdhjetë pasagjerë nga Tirana që zbarkuan në aeroportin e San Francesco di Assisi  në Perugia iu nënshtruan bërjes së tamponit.

Fëmijë e të moshuar pritën në radhë në aeroport për të kryer testin, rregull i vendosur nga vendi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ata do të izolohen deri në daljen e përgjigjes së tamponit, ndërsa do të vendosen në karantinë 14 ditë ata që mund të rezultojnë pozitivë.

Mediat italiane shkruajnë se të gjithë pasagjerët ishin bashkëpunues, ndonëse u hasën vështirësi të vogla për shkak të gjuhës.

Share This Article