“Udhëtim si në një aeroplan privat”: Britaniku rrëfen fluturimin në të cilin kishte vetëm gjashtë pasagjerë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një burrë në një fluturim për në Britani tha se ishte sikur të “merrte një aeroplan privat” – pasi që në aeroplanin ku po udhëtonte gjendeshin vetëm pesë pasagjerë të tjerë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Christian-Laurentiu Porumb, 25 vjeç, po fluturonte nga Rumania për në Birmingham pasi një kurs pune ishte anuluar.

Por ai ishte i shokuar kur aeroplani nga Cluj-Napoca për në Birmingham ishte pothuajse i zbrazët – me vetëm gjashtë pasagjerë.

Ai ishte në Rumani për një kurs berberi i cili u anulua kështu që vendosi të fluturonte në shtëpi Portatown, Irlandën Veriore, përmes Birmingham.

“Dukej si një apokalips. Kjo është si në histori. Ishte e frikshme sepse gjithçka ishte e mbyllur”.

Porumb kishte biseduar me udhëtarët e tjerë – njëri prej tyre ishte anglez dhe pesë të tjerë ishin rumunë.

Ai gjithsesi kishte veshur doreza dhe maska për të mbrojtur veten, të cilat i bleu.

Siç ka thënë ai se aeroporti nuk siguronte sanitatorë dore dhe temperaturat e tyre nuk u kontrolluan.

Megjithatë, kur arritën në Dublin u ishte thënë që të izolohen për 14 ditë.

Share This Article