Udhëtimi i ëndrrave kthehet në tragjedi/ 80-vjeçarja pagoi 80 mijë paund në turin me kroçiere, gjendet e vdekur pasi e harrojnë në ishull

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Udhëtimi i ëndrrave për një 80-vjeçare australiane u kthye në tragjedi.

Mediat e huaja raportojnë se e moshuara ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një shkëmb, në Ishullin Lizard në brigjet e Queenslandit, Australi, teksa po tentonte të kthehej dhe të hipte në kroçieren me të cilën po udhëtonte.

E moshuara ishte pjesë e një grupi që po udhëtonte në një tur 60-ditor rreth Australisë me një kroçiere, paketë e cila kushtonte 80 mijë dollarë.

Sipas raportimeve, ajo kishte zbritur së bashku me pjesën tjetër të grupit në ishull, por ndërsa të tjerët ishin thyer në kroçiere, ajo nuk ishte paraqitur në kohë, e kështu anija ishte nisur pa të.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë si dhe përcaktimin e përgjegjësive nga stafi i kroçieres që e kanë harruar në ishull dhe nuk kanë kuptuar mungesën e një pasagjeri.

Autoritetet besojnë se gruaja po ngjitej në majën më të lartë të Ishullit Lizard në brigjet e Queenslandit Verior të shtunën, nga aty ku dhe mund të jetë rrëzuar.

Share This Article