Udhëtimi i pazakontë i gjysmë ton kokainë e pastër, në Zvicër/ Dalin përpara gjyqit tre shqiptarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Valentin Jordil

Gjithçka fillon në mars 2022, kur një kontejner largohet nga porti i Santosit, në Brazil, i ngarkuar me thasë kafeje të papërpunuar. Mes tyre ndodhej një gjysmë ton kokaine pothuajse e pastër, e fshehur në rreth njëzet thasë të shënuar me kryqe të vegjël blu.

Pas një ndalese në portin e Anversës, në Belgjikë, kontejneri mbërrin në Zvicër, në Frenkendorf, në kantonin Bazel. Tre të pandehurit, që kishin ardhur nga Italia dhe Zvicra, përpiqen disa herë ta lokalizojnë, por pa sukses.

Sipas aktakuzës, ata do të merrnin 700 000 franga për të rimarrë mallin.

Kontejneri vazhdon më pas rrugën drejt fabrikës së Nespresso-s në Romont. Pikërisht aty punonjësit zbulojnë drogën, vlera e së cilës në tregun e zi vlerësohet rreth 60 milionë franga.

Një goditje historike, e zbuluar krejtësisht rastësisht, sekuestrimi i dytë më i madh i realizuar ndonjëherë në Zvicër. Sipas aktakuzës, kokaína nuk ishte e destinuar për tregun zviceran.

Anëtarë të tjerë të dyshuar të rrjetit vazhdojnë të jenë objekt i një hetimi të veçantë. Tre të dyshuarit mbeten ndërkohë në paraburgim. Vendimi pritet më 12 shkurt.

Share This Article