Udhëtoi në Arabinë Saudite pa leje, PSG ndëshkon Messin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Udhëtimi i Leo Messit në Arabinë Saudite, pa marrë leje, ka mërzitur jashtë mase PSG.

Sipas “L’Equipe”, klubi francez ka ndëshkuar argjentinasin me dy javë pezullim. Në këto dy javë, Messi nuk do të stërvitet me ekipin, nuk do të luajë dhe do t’i mbahet paga.

Presidenti Al Khelaïfi u nevrikos shumë nga vizita e Messit në Arabi, sidomos pas humbjes së rëndë të PSG ndaj Lorient.

Ylli argjentinas shkoi në Arabinë Saudite për të promovuar turizmin e këtij vendi dhe humbi stërvitjen e së hënës, që u programua menjëherë pas humbjes ndaj Lorient. E hëna ishte programuar më parë ditë e lirë për lojtarët dhe Messi nuk mundi ta anulonte udhëtimin e tij.

Share This Article