ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane 17 hours ago
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz 17 hours ago
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi 19 hours ago
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet 21 hours ago
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 1 day ago
Next
Prev
Home Albania

Udhëton nga Kanadaja për të përsëritur foton me shokët e fakultetit pas 40 vitesh

albnews by albnews
11 October, 2021
in Albania
0
Udhëton nga Kanadaja për të përsëritur foton me shokët e fakultetit pas 40 vitesh
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela shqiptare ka qenë doktoresha e shkencave Ruki Kondaj e cila së bashku me miqtë e saj të Fakultetit të Mjekësisë kanë vendosur të takohen të gjithë pas 40 vitesh.

Ardit Gjebrea: Ajo që na ka shkruar është një mikeshë tek “Ka një mesazh për ty”, unë e kam takuar vite më parë tek Samiti i Diasporës ku ajo është vlerësuar dhe nga Kryeministri me titullin “Shqiponja e artë”. Ajo është doktoreshë shkencash dhe është diplomuar  në universitin e Bokonit në Itali, anëtare e organizatave ndërkombëtare, së fundmi ka punuar dhe si këshilltare në Ministrinë e Shëndetësisë së Ontarios dhe ka marrë medaljen e diamantit të kurorës së mbretëreshës. Është zonja Ruki Kondaj e cila vjen pas 40 vitesh të takojë miqtë e saj të fakultetit.

RelatedPosts

Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024

Berisha publikon foton: Vangjush Dako me telefon në dorë në qelinë e burgut

Rama nis fushatën në Tiranë, paradite takim me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun, pasdite thërret deputetët dhe ministrat

Rukia ka treguar për Ardit Gjebrean se në Fakultetin e Mjekësisë nuk ka ardhur që prej 15 vitesh, që kur ka dorëzuar librin e saj për dhuratë, pedagogëve dhe studentëve dhe sot vjen nga Kanadaja për t’u ritakuar me studentët e farmaceutikës.

Ajo tregon se me shokët dhe shoqet e saj kanë bërë një foto në shkallët e këtij fakulteti në 31 Maj të vitit 1981 dhe kanë bërë 40 vite këtë vit.

Ardit Gjebrea: Sa studentë keni qenë gjithsej?

Ruki Kondaj: Ne kemi qenë 18 veta sepse kanë qenë nga 1 për çdo rreth, unë vija nga Vlora.

Sapo kishte mbaruar një master në universitetin e Bokonit në Itali, ajo iku në Kanada në vitin 2000 dhe për disa vite ka qenë mes dy vendeve, ku ka qenë tepër e vështirë.

Ardit Gjebrea: Kishe kontakt me studentët e tjerë?

Ruki Kondaj: Kam pasur, por jo me të gjithë sepse atëherë nuk ishin farë të zhvilluara rrjetet sociale, telefonat ishin pa internet. Shumicën e tyre nuk i kam takuar, i kam takuar në 35-vjetor që ka qenë në 2016, e kemi bërë në verë dhe atëherë nuk kanë ardhur të gjithë.

Rukie tregon se takimin e ka organizuar ajo dhe ia ka propozuar si ide të gjithë miqve të saj përmes një bisede të përbashkët në Ëhats App. Ajo tregon se ia arriti të sjellë dhe 4 miqtë e saj që ndodheshin jashtë Shqipërisë dhe mungon vetëm një prej tyre që ka humbur jetën këtë vit për shkak të një sëmundje të rëndë.

Rukie ka rrëfyer edhe agjendën e tyre. Pasi të takohen të gjithë në fakultet dhe do bëjnë një foto tek i njëjti vend, ku e kanë bërë dikur para 44 vitesh, tek shkallët e Fakultetit të Mjekësisë. Më pas do shkojnë në varreza për të vizituar mikun e tyre që ka humbur jetën. Ata kanë rezervuar në një hotel në Golem ku do kalojnë natën të gjithë se bashku dhe ditën tjetër gjithsecili në punën e tyre.

Të gjithë u takuan në oborrin e fakultetit ku u përqafuan me mall dhe dukeshin tepër të lumtur që panë njëri-tjetrin dhe në fund u drejtuan tek shkallët për të ribërë të njëjtën fotot që ka qenë bërë në vitin 1977 tek shkallët e Fakultetit të Mjekësisë. /tvklan.al/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

24 September, 2025
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

24 September, 2025
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

24 September, 2025
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result