Levski i Sofjes do të gjobitet me 40 mijë euro nga UEFA për sjellje diskriminuese nga tifozët e tij gjatë ndeshjes në transfertë kundër Shkupit javën e kaluar. Raporti i UEFA-s përmendi si shkak “thirrjet fyese etnike, sloganet politike, si dhe teprimet në seksionin e stadiumit”.
“Bluve” do t’u hiqet edhe e drejta për të shitur bileta për tifozët e tyre në vizitën e radhës në turnetë europiane. Në rast të një shkeljeje të përsëritur, skuadra bullgare e Sofjes do të përjashtohet pjesërisht nga ndeshja e radhës në shtëpi në garat e Evropës.
“Të nderuar përkrahës, ju njoftojmë se Komisioni Disiplinor i Federatës Evropiane të Futbollit ka vendosur për shkeljet e konstatuara në ndeshjen e parë të raundit të dytë preliminar të UEFA Conference League 2023/24, FK Shkupi-PFK Levski, me dt. 27.07.2023 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dënimin me gjobë prej 40.000 euro për sjellje diskriminuese në tribunë me përkrahësit e PFC Levski, duke përfshirë thirrjet etnike dhe sloganet politike, si dhe ekseset në sektorin e largët.
PFK Levski u ndalua t’u shesë bileta tifozëve të saj për ndeshjen e radhës në turnetë evropiane të klubeve. Në rast të një shkeljeje të re në organizimin e radhës të skuadrës në turnetë evropiane të klubeve, stadiumi “Vivacom Arena – Georgi Asparuhov” do të mbyllet pjesërisht.
I bëjmë thirrje sërish të gjithë tifozëve që të mbështesin skuadrën në ndeshjen e kthimit kundër FC Shkupit në Sofje, më 3 gusht, pa asnjë akt agresioni, dhune, racizmi, diskriminimi, ksenofobie dhe slogane politike, pasi këto mund të sjellin dënime të tjera të rënda nga UEFA për i dashur klubi ynë”.Reagimi i faqes zyrtare të Levskit