UEFA hap procedurë disiplinore ndaj tri ekipeve të Superligës Evropiane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

UEFA të mërkurën ka filluar procedurat disiplinore ndaj Real Madridit, Barcelonas dhe Juventusin, tri klubet që ende nuk kanë hequr dorë nga projekti i Superligës Evropiane.

Organi drejtues evropian i futbollit ka caktuar inspektorë disiplinorë për të kryer një hetim në lidhje me një shkelje të mundshme të rregullave të UEFA-s nga klubet “në lidhje me të ashtuquajturin projekti i Superligës”.

UEFA javën e kaluar tha se do të merrte “veprime të përshtatshme” kundër tre klubeve që ende mbështesin Superligën e propozuar. Superliga u njoftua më 18 prill, por dy ditë më vonë gjithçka u anulua pas gjashtë klubet nga Premier League u tërhoqën pas protestave nga tifozët dhe nën presionin e qeverisë Britanike.

Nëntë nga 12 klubet themeluese të Superligës tashmë kanë hequr dorë nga ky projekt. Tottenhami, Arsenali, Manchester City, Manchester Unitedi, Chelsea, Liverpooli, Atletico Madrid, Interi, Milani kanë marrë nga një dënim financiar nga UEFA për përfshirjen e tyre në projektin e Superligës.

Disa media kanë raportuar se UEFA po mendon për një ndalim dyvjeçar nga gara evropiane për tri klubet: Juventusin, Realin e Barcelonën.

Share This Article