Uefa heq rregullin e golit jashtë fushe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Avantazhi i golit jashtë fushe do të hiqet në sezonin e ardhshëm, konfirmon Uefa.

Rregulli u vendos në 1965.  

Deri më tani rregulli i golit jashtë fushe ishte shumë vendimtar. Në rast se në dy ndeshjet të dy ekipet shënonin të njëjtin numër golash, skuadra që shënonte më shumë rrjeta në fushën kundërshtare, kualifikohej automatikisht edhe pse rezultati ishte i barabartë. Tani nuk do të jetë më kështu.

Në rast se skuadrat dalin barazim, numri i golave në fushë kundërshtare nuk konsiderohet më vendimtar për të vendosur fituesin. Nëse ka barazim në të dy ndeshjet, do të zhvillohet shtesa e zakonshme me dy pjesë nga 15 minuta dhe nëse ka barazim pas saj, penalltitë.

Share This Article