UEFA ja heq Rusisë finalen e Champions League

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

UEFA merr vendimin për finalen e Champions League.

UEFA ka marrë vendimin për të hequr finalen e Champions League nga Shën Petersburg më 29 maj dhe ta çojë atë në Paris.

Vendimi i UEFA-s erdhi pas urdhrit urgjent të Parlamentit Europian pasi Rusia sulmoi Ukrainën. Gjithashtu, BE i kërkon ekzekutivit të UEFA-s të anulojë kontratën e sponsorizimit me “GazProm”, për shkak të situatës në Ukrainë.

Edhe gjatë edicionit të kaluar, tre javë përpara se të luhej, finalja e Champions ndryshoi qytetin organizator. Ndeshja e parashikuar të luhej në Stamboll u transferua në Porto, për shkak të emergjencës së krijuar nga pandemia, e cila kishte goditur rëndë qytetin turk.

Share This Article