UEFA ka bërë reformë të madhe duke ndryshuar rregullat financiare për herë të parë që nga viti 2010

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miratoi të enjten rregullore të reja për licencimin e klubeve dhe qëndrueshmërinë financiare, të cilat përfaqësojnë një reformë të madhe të rregullave financiare të UEFA-s të prezantuara në vitin 2010.

“Evolucioni i industrisë së futbollit, me efektet e pashmangshme financiare të pandemisë, ka treguar nevojën për reforma të mëdha dhe rregullore të reja mbi qëndrueshmërinë financiare”, ka thënë shefi i UEFA-s, Alexander Ceferin.

Ai vazhdoi duke thënë se UEFA ka punuar me të gjitha palët e interesuara për të zhvilluar masa të reja për të ndihmuar klubet të përballen me sfida të reja.

Ceferin shtoi se rregullat e reja do të ndihmojnë në mbrojtjen e lojës dhe përgatitjen e saj për të gjitha “goditjet” e mundshme në të ardhmen.

Humbjet e lejuara përgjatë tri vjetëve po ashtu janë rritur prej 30 milionë eurove në 60 milionë euro.

Klubet pritet të lejohen t’i shpenzojnë 90% të hyrave në sezonin 2023/24, 80% në edicionin 2024/25 dhe 70% një vit më vonë.

Share This Article