Uefa kthen tifozët: Superkupa Europiane me dyer të hapura

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur sot të lejojë që Superkupa Europiane 2020 të luhet në 24 shtator 2020 në Budapest me një numër të reduktuar spektatorësh – deri në 30% të kapacitetit të stadiumit – me qëllim që të studiojë me saktësi impaktin e spektatorëve mbi protokollin UEFA Return to Play”. Me këtë komunikatë në faqen zyrtare, UEFA ka lajmëruar zyrtarisht se Superkupa Europiane në program në 24 shtator në Budapest do të luhet me stadiumin e hapur në 30% të kapacitetit.

“Është konfirmuar se të gjithë ndeshjet e tjera të UEFA-s – vazhdon komunikata – do të vazhdojnë të luhen me dyer të mbyllura deri në një lajmërim të ri, si fillimisht ka vendosur Komiteti Ekzekutiv UEFA në 9 korrik 2020. Administrata UEFA do të vazhdojë të monitorojë situatën e do të njoftojë Komitetin Ekzekutiv UEFA nëse është e nevojshme ose e rekomanduar cfarëdo lloj ndryshimi në lidhje me Superkupën UEFA 2020 e/ose me vendimin që ndeshjet e UEFA-s duhet të luhen me porta të mbyllura deri në një njoftim tjetër. Këto vendime ndjekin mbledhjen konsultative që UEFA ka zhvilluar me 55 federatat e antarësuara e në të cilën vendime të tilla janë diskutuar në 19 gusht 2020”.

Share This Article