UEFA mblidhet në Tiranë! FSHF do të mirëpresë 11 federatat e Europës Juglindore në kryeqytet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të futbollit të Europës Juglindore.

Kjo mbledhje do të mbahet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në selinë qendrore të Federatës Shqiptare të Futbollit më 16 prill në ora 14:00 – 17:00.

Në këtë mbledhje, që organizohet në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Shqiptare të Futbollit, do të diskutohen disa tema të rëndësishme të strategjisë së UEFA-s për zhvillimin e futbollit europian.

Pjesë e mbledhjes do të jenë Presidentë dhe Sekretarë të Përgjithshëm të 11 federatave të futbollit të Europës Juglindore: Bosnje-Hercegovina/ Kroacia/ Qipro/ Greqia/ Kosova/ Mali i Zi/ Maqedoni e Veriut/ Serbi/ Slloveni/ Turqi/ Shqipëri.Kjo nuk është hera e parë që një mbledhje e UEFA-s do të zhvillohet në vendin tonë, pasi më parë FSHF ka mirëpritur dhe ka organizuar në “Shtëpinë e Futbollit” edhe mbledhjen e një prej organeve më të rëndësishme të UEFA-s, Komitetin “HatTrick”.

Share This Article