UEFA ndëshkon Anglinë, do të luajë pa tifozë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

UEFA më në fund merr vendimin për skandalin e finales së Kampionatit Evropian në Londër, ku tifozët vendas dhuruan një shfaqje të turpshme.

Kaosi gjatë ndeshjes me tifozë të shumtë që hynë në stadium pa bileta, apo edhe ngjarjet e dhunës në tribuna e jashtë “Uemblit”, kanë sjellë ndëshkimin e përfaqësueses së “tre luanëve” që të zhvillojë një ndeshje pa praninë e tifozëve.

Hetimi nisi menjëherë pas asaj finaleje dhe sot UEFA dha vendimin që Anglia të ndëshkohej me dy ndeshjet e radhës si pritëse pa tifozë, një prej të cilave si dënim të pezulluar, si dhe një gjobë prej 100 mijë eurosh.

Federata Angleze i etiketoi sot si huliganë ata që prishën finalen ndaj Italisë, duke hyrë me forcë në stadium, për më tepër në zonën e familjarëve të futbollistëve të Anglisë të cilët në një moment u detyruan të dilnin nga tribunat bashkë me stjuardët.

Por kjo ndeshje pa tifozë nuk do të jetë ajo mes Anglisë dhe Shqipërisë që luhet në muajin nëntor për kualifikueset e Botërorit. Vendimet e UEFA-s për çështje të tilla nuk kanë efekt mbi kompeticionet e FIFA-s.

Kështu, Anglia do të shlyejë dënimin e saj me shumë mundësi në ndeshjen e parë si pritëse në fazën në grupe në Ligën e Kombeve, që do të luhet në qershor 2022.

Share This Article