UEFA ka konfirmuar se Crystal Palace nuk do të marrë pjesë në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm, pavarësisht triumfit në Kupën FA për edicionin 2024/25.
Sipas njoftimit zyrtar, klubi londinez është shpallur fajtor për shkelje të rregullave që ndalojnë pronësinë e shumëfishtë të klubeve, pasi aksionari i tyre kryesor, John Textor, është gjithashtu pronar i Lyon – klub që gjithashtu do të garojë në Ligën e Evropës.
Lyon, që fillimisht ishte në rrezik për të humbur vendin në garat evropiane pas rënies së përkohshme nga Ligue 1, fitoi apelimin dhe e riktheu të drejtën e pjesëmarrjes në garë.
Crystal Palace have been KICKED OUT of the Europa League
Kjo përplasje interesash bëri që UEFA të ndërhynte, duke vendosur që vetëm njëri prej dy klubeve mund të marrë pjesë.
Edhe pse Textor tentoi të shesë aksionet e tij në Crystal Palace për të shmangur konfliktin e interesit, marrëveshja e shitjes nuk është finalizuar dhe nuk ka marrë ende miratimin nga autoritetet përkatëse.
Si rezultat, Nottingham Forest do të përfitojë nga situata, duke zënë vendin e Palace në Ligën e Evropës për sezonin 2025/26, ndërkohë që Crystal Palace do të transferohet në Ligën e Konferencës.
Mbetet e paqartë nëse Crystal Palace do të apelojë këtë vendim, megjithëse burime pranë klubit kanë lënë të kuptohet se një kundërshtim ligjor nuk përjashtohet.