UEFA publikon ranglistën e re të klubeve, Ballkani skuadra e parë nga Kosova

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka publikuar ranglistën e re të klubeve.

Kësisoj Ballkani i Suharekës është skuadra kosovare më së larti në listën e UEFA-s dhe zë pozitën e 163 me 8000 pikë të grumbulluara në katër vitet e fundit pjesëmarrje në garat evropiane.

ADVERTISING

UEFA do t’i publikojë pikët e sezonit 2025/26 pas një muaji, ku do të mësohet fati i Ballkanit nëse do të futet në grupe apo jo.

Menjëherë pas Ballkanit vjen Drita, me kampionin e Kosovës që zë vendin e 190-të në ranglistën e UEFA-s me 7000 pikë.

E treta nga skuadrat kosovare është Pishtina që zë vendin e 333-të, derisa gjashtë pozita më poshtë është Llapi.

Renditja e skuadrave kosovare që janë në ranglistën e UEFA-s mbyllet me Malishevën, Dukagjinin dhe Gjilanin që zënë vendet 373,374 dhe 375.

Share This Article