UEFA: Vazhdimi i garave është i mundur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi-mjekësor i UEFA-s thotë se është e mundur të planifikohet rifillimi i stinorit në ligat e Evropës, ndonëse kampionatet në Holandë e Francë janë anuluar dhe Italia po pritet të ndjekë të njëjtën rrugë.

Komentet nga Tim Meyer i UEFA-s janë në kontrast me ato të kryetarit të komitetit mjekësor të FIFA-s, Michel D’Hooghe që të martën tha se futbolli nuk duhet të luhet deri në shtator, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Meyer, që është kryetar i Komitetit Mjekësor të UEFA-s, ka thënë të mërkurën se nëse merren hapat e duhur, atëherë stinori mund të vazhdohet në ligat evropiane.

“Gjitha organizatat e futbollit që po planifikojnë rifillimin e garave të tyre do të ofrojnë protokolle që diktojnë kushtet sanitare dhe operacionale me të cilat do të mbrohet shëndeti i atyre që janë të përfshirë në lojë. Në këto kushte dhe në respekt të plotë me ligjet vendase, është sigurisht se mundur të planifikohet rifillimi i garave të pezulluara gjatë stinorit 2019/20”, ka thënë Meyer.

Share This Article