Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka publikuar profilin e Përfaqësueses së Zvicrës në futboll (femrat). Zvicra është kualifikuar për në Evropian që zhvillohet në korrik të këtij viti.
Ajo është pjesë e Grupit C bashkë me Rusinë, Suedinë dhe Holandën. Pjesë e Zvicrës është Riola Xhemaili, që sipas UEFA-s, duhet ndjekur në Evropianin e femrave.
Te Suedia është Kosovare Asllani. “Kjo lojtare spikati duke shënuar ‘hat-trick’ në debutimin e saj me U-19 e Zvicrës. Në shtator të vitit 2020, 18-vjeçarja bëri paraqitjen e saj të parë për ekipin A. Që atëherë, mesfushorja e Freiburgut ka shënuar dy gola në 11 paraqitje”, shkruan UEFA.
Ndeshjen e parë, Zvicra e luan kundër Rusisë më 9 korrik. Më 13 korrik luan ndaj Suedisë, kurse më 17 korrik ndaj Holandës. Evropiani zhvillohet në Angli. Zvicra do të zhvilloj përgatitje gjatë këtij muaji në Marbella të Spanjës. Në mesin e të ftuarave është edhe Xhemaili. Ne Spanjë, Zvicra ka paraparë t’i luaj dy ndeshje miqësore. Do të luaj ndaj Irlandës së Veriut dhe Austrisë.

