UFO-t në Zonën 51/ Rrëfehet Bill Klinton: 95% i sigurt që njerëzimi nuk është i vetëm në univers

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Dërgova agjentë për të parë nëse kishte alienë në ‘Zonën 51’ dhe shkencëtarët më thanë se ne nuk jemi vetëm”.

Kështu është shprehur ish-Presidenti amerikan Bill Clinton, teksa pranoi se qeveritë e SHBA kanë realizuar përherë studime për të vërtetuar prezencën e jetës aliene në Tokë.

Ish-presidenti amerikan zbuloi gjithashtu se shkencëtarët i thanë se janë deri në 95% të sigurt që njerëzimi nuk është i vetëm në univers.

Fenomenet e çuditshme në qiell dikur ishin sfera e teoricienëve të konspiracionit, por tani ligjvënësit dhe zyrtarët e inteligjencës amerikane po e marrin seriozisht këtë temë si një shqetësim i sigurisë kombëtare.

Klinton i bëri rrëfimet në fjalë teksa po fliste për temën e nxehtë të prezencës së UFO-ve në The Late Late Show. Zyrtarët amerikanë kanë pranuar se ka objekte në qiell të cilat ata nuk i kuptojnë dhe kur u pyet për temën, audienca qeshi, por Clinton iu drejtua atyre duke u thënë: “Kjo është një pyetje legjitime tani”.

Thtrrgyt

Më tej ai zbuloi se ai dhe këshilltarja e sigurisë kombëtare Sandy Berger ishin të interesuar për UFO-t.

“Ne bëmë çdo përpjekje për të mësuar rreth Roswell dhe gjithashtu dërguam njerëz në Zonën 51 për t’u siguruar që nuk kishte alienë”.

Clinton u ndërpre nga Corden, i cili e pyeti se kë dërgoi në “Zonën 51”, dhe u përgjigj me shaka duke thënë: “Oh, sikur t’jua thoja këtë.”

Veterani demokrat megjithatë vazhdoi dhe zbuloi se vetë Berger ishte dërguar në Zonën 51. Klinton tha se baza famëkeqe në Nevada, e cila është subjekt i një numri të madh legjendash dhe miteve moderne, është vendi ku zhvillohen shumë projekte sekrete të SHBA-së në lidhje me avionët ushtarakë.

“Kjo është arsyeja pse ata janë kaq të fshehtë,” tha ai. Megjithatë, Klinton tha “siç e di” se nuk ka alien që mbahen në Zonën 51.

Por më pas ai vazhdoi të tregojë një histori rreth një vizite që ai dhe gruaja e tij Hillary bënë në Observatorin Ë. M. Keck në Haëaii. Teleskopët e dyfishtë, Keck 1 dhe Keck 2, janë dy nga më të mëdhenjtë në botë dhe kërkojnë në qiell për ndonjë shenjë jete në hapësirën e jashtme.

Gre

Clinton vizitoi objektin dhe i pyeti shkencëtarët për mundësinë e jashtëtokësorëve diku në univers.

Ai tha se shkencëtarët thanë se kishin “argumente të mëdha”, por mosmarrëveshja është midis atyre që besojnë se është 85% e mundshme, dhe atyre që mendojnë se është 95% e sigurt.

Ata i thanë atij se ishte e pamundur që të mos ketë jetë diku tjetër në universin. “Këta janë njerëz që kalojnë jetën e tyre duke studiuar këto”, tha Klinton si për ta konfirmuar se ai mendon njësoj.

Share This Article